“Rama ik”, tifozët kuqezi protestojnë në stadiumin e ri (VIDEO)

0

Stadiumi i ri “Air Albania” është përuruar zyrtarisht mbrëmjen e djeshme. Kombëtarja shqiptare u ndesh me Francën për kualifikimet në kapmionatin Europian.

Para fillimit të ndeshjes atmosfera ishte shumë e zjarrtë. Fusha e blertë u elektrizua nga  performanca e këngëtarëve Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi.

Por një episod i pazakontë ka ndodhur në atë moment, duke e kthyer vëmendjen tek politika.

Një grup tifozësh brohoritën njëzëri “Rama ik!”, “Rama ik!”. Kryeministri ndodhej në tribunë së bashku me familjen në momentin kur tifozët protestuan ndaj tij.

Video ku tifozët shpërthejnë ndaj Edi Ramës

Duket se kjo ka qenë mënyra e tifozëve për të shprehur pakënaqësitë ndaj kryeministrit.

M.D

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here