Rama: Grupi Parlamentar do të pësojë ndryshime

Rama: Grupi Parlamentar do të pësojë ndryshime

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlamentar socialist, paralajmëroi ndryshime në rikandidimin e deputetëve. Ai kërkoi nga deputetët aktualë mirëkuptim dhe të gjithë të japin kontributin e tyre më 23 qershor. “Në këtë Grup Parlamentar të gjithë janë protagonistë të rrugëtimit tonë të katër viteve që vijnë, që të

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlamentar socialist, paralajmëroi ndryshime në rikandidimin e deputetëve. Ai kërkoi nga deputetët aktualë mirëkuptim dhe të gjithë të japin kontributin e tyre më 23 qershor.

“Në këtë Grup Parlamentar të gjithë janë protagonistë të rrugëtimit tonë të katër viteve që vijnë, që të gjithë pa asnjë përjashtim. Pavarësisht ndryshimeve të natyrshme që duhet dhe do të ndodhin brenda Grupit Parlamentar, pavarësisht se në cilën anë të hemisferës së Parlamentit do të qëndrojmë, në anën e Legjislativit apo të Ekzekutivit, e rëndësishme është që çka kemi mbjellë të gjithë së bashku, Shqipëria ta korrë më 23 qershor si një fitore për vendin, si një fitore për çdokënd”, theksoi z. Rama në fjalën e tij.

Gjithashtu, gjatë analizës së bërë për vitet në opozitë të Partisë Socialiste, ai tha se zbardhja e 21 janarit do të jetë amaneti i tyre pas 23 qershorit. “Kemi humbur njerëz, si të ishim në një fushë lufte me një armik, jo në një vend pluralist përballë një kundërshtari politik, 21 janari mbetet amaneti i madh i këtij 4-vjeçari në opozitë dhe një prej synimeve tona madhore për drejtësi gjatë 4-vjeçarit tjetër në qeverisje”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Ndërkaq, reagime kundrejt deklaratave të Edi Ramës erdhën edhe nga ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi. “Edi Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, se 21 janari mbetet amaneti i madh i socialistëve. Mirë shumë, por meqë Rama e ka amanet, në mënyrë që të mos harrojë, e ftoj ta shënojë tek blloku i Ilir Metës. Aty mbahen amanetet”, shkruan ministri Olldashi në faqen e tij në “facebook”.

/Osman Stafa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar