Kryeministri Edi Rama, në një interviste të dhënë për mediat greke, ka deklaruar se shteti helen mbetet një mik dhe një partner strategjik që mund ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën për në BE. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, thotë z. Rama. Duke
Kryeministri Edi Rama, në një interviste të dhënë për mediat greke, ka deklaruar se shteti helen mbetet një mik dhe një partner strategjik që mund ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën për në BE. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, thotë z. Rama.
Duke vazhduar më tej kreu i Tiranës zyrtare shprehet se në muajin dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe Greqia mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e “udhëtimit” të Shqipërisë për në BE. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e “udhëtimit” të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Evropian”, tha lideri i qeverisë shqiptare.
Gjithashtu, z. Rama përsëriti se programi i “Aleancës Evropiane” që ai kryeson do të lërë pas retorikën nacionaliste duke u fokusuar më shumë në programin politik proevropian. “Aleanca Evropiane për Shqipërinë ka një program politik proevropian dhe jo nacionalist. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sa i përket marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri Rama u shpreh se kjo marrëveshje hap një epokë te re midis vendeve të rajonit.
Nga agjencia greke z. Rama është pyetur edhe se pse minoriteti grek, për herë të parë që pas rënies së komunizmit nuk është i përfaqësuar në qeveri. Kreu i ekzekutivit është përgjigjur se “Vangjel Dule me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Parlamentit, në postin e zëvendëskryetari të Kuvendit shqiptar”, ka përfunduar fjalën shefi i qeverisë shqiptare.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *