Rama fton edhe Lesin në koalicion

Tiranë – Partia Socialiste fton edhe Lidhjen Demokristiane të Nikollë Lesit në koalicionin parazgjedhur. Lajmi konfirmohet nga vetë z. Lesi, i cili pas takimit me kryesocialistin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit tha se është ftuar për të qënë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Aktualisht Nikollë Lesi është

Tiranë – Partia Socialiste fton edhe Lidhjen Demokristiane të Nikollë Lesit në koalicionin parazgjedhur.

Lajmi konfirmohet nga vetë z. Lesi, i cili pas takimit me kryesocialistin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit tha se është ftuar për të qënë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Aktualisht Nikollë Lesi është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike, ku mban edhe postin e zv-ministrit të Kulturës.

“Takimi ishte miqësor, si miq të dikurshëm, të vjetër. Ai (Rama) ka qenë bashkëpunëtor i mirë i gazetës ’Koha Jonë’. Folëm edhe për situatën politike dhe pranoj se kam një ftesë nga z. Rama”, deklaroi Nikollë Lesi pas takimit.

Zhvillimet e fundit në KQZ, pas lirimit nga detyra të anëtarit të LSI-së, Lesi i komentoi shkurt, duke i quajtur lëvizje joserioze. /Nexhat Hoxha/

 

rama-lesi

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar