Rama: Edhe një vit tek Valadolidi

Rama: Edhe një vit tek Valadolidi

Njëri ndër lojtarët më të talentuar të kombëtares tonë, Valdet Rama, do të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Valadolidi. Valdet Rama ka rinovuar me skuadrën spanjolle të Valadolidit. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari nëpërmjet faqes së tij në Twitter, transmeton Sporti1. “Pres që trajneri të bëjë punë të mirë. Sa i përket

Njëri ndër lojtarët më të talentuar të kombëtares tonë, Valdet Rama, do të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Valadolidi.

Valdet Rama ka rinovuar me skuadrën spanjolle të Valadolidit. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari nëpërmjet faqes së tij në Twitter, transmeton Sporti1.

“Pres që trajneri të bëjë punë të mirë. Sa i përket konkurrencës, nuk i frikësohem. Por, kur një ekip është në njërën prej ligave më të forta në botë, sigurisht që edhe konkurrenca është e madhe. Megjithatë, unë besoj në punën time, në kualitetin tim. Do të jap maksimumin që të zë vend në ekipin e parë”, ka thënë Rama.

25-vjeçar-i ka luajtur dy ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe ka shënuar një gol.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar