Rama e Thaçi në Bruksel, pjesëmarrës në konferencën për bashkëpunim rajonal

0

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, marrin pjesë sot në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e zhvilluar në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme kosovare, konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Württembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here