Rama: Duhet të fitoni lirinë

Rama: Duhet të fitoni lirinë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se e vetmja zgjidhje për të fituar lirinë nga pushteti aktual është të votoni PS-në më 23 qershor. Lideri i opozitës e bëri deklaratën gjatë çeljes së fushatës elektorale në Tiranë. “Me një kryq sa hap e mbyll sytë, në një copë letër, tek fleta e votimit, tek

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se e vetmja zgjidhje për të fituar lirinë nga pushteti aktual është të votoni PS-në më 23 qershor. Lideri i opozitës e bëri deklaratën gjatë çeljes së fushatës elektorale në Tiranë.

“Me një kryq sa hap e mbyll sytë, në një copë letër, tek fleta e votimit, tek numri 29, tek Partia Socialiste, çdo nxënës, çdo student, çdo mësues e pedagog por edhe çdo prind do t’ia shkulë njëherë e mirë nga kthetrat pushtetit politik lirinë, lirinë, lirinë, lirinë. Lirinë që i duhet çdokujt, lirinë për të cilën çdokush ndër ata që dolën për të përmbysur regjimin e vjetër, sot meritojnë jo respektin me fjalë, por zotimin e Partisë Socialiste se pas 23 qershorit nuk do të ketë më asnjë rrogëtar të këtij shteti që do t’i nënshtrohet tekave të cilitdo pushteti”, tha z. Rama

Duke vazhduar më tëj, z. Rama foli mbi probematikat e shoqerisë, ku veçoi kriminalitetin, grabitjet, vrasjet dhe premtoi se pas 23 qershorit do të kthehet një polici shteti në krye të detyrës. “Në mbyllje të kësaj fjale kam dy fjalë për atë që është bërë, fatkeqësisht, plaga më e rëndë e shoqërisë së sotme dhe që lëndon çdo ditë zemra familjesh të zakonshme e të pafajshme, lëndon çdo ditë shoqërinë e tërë dhe godet rregullisht edhe  kryeqytetin; që është kriminaliteti. Janë dyfishuar vjedhjet në banesa, janë trefishuar grabitjet në rrugë, janë katërfishuar vrasjet dhe plagosjet dhe unë zotohem se për 300 ditë ne do t’u kthejmë shqiptarëve një Polici Shteti të kthyer në krye të detyrës”, theksoi kryesocialisti Rama në fjalën e tij.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar