Rama: Do të drejtoj procesin e legalizimeve

Rama: Do të drejtoj procesin e legalizimeve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se brenda mandatit të parë do të përfundojë procesi i legalizimeve, i realizuar nga Partia Demokratike në masën 8 % të totalit. “Ne jemi të vendosur të mbyllim njëherë e mirë plagën e mprehtë sociale të legalizimeve. Nga rreth 400.000 ndërtime pa leje,

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se brenda mandatit të parë do të përfundojë procesi i legalizimeve, i realizuar nga Partia Demokratike në masën 8 % të totalit.

“Ne jemi të vendosur të mbyllim njëherë e mirë plagën e mprehtë sociale të legalizimeve. Nga rreth 400.000 ndërtime pa leje, që vlerësohet të ketë Shqipëria, në dy mandate qeverisëse të PD, u legalizuan vetëm 8% e totalit. Kjo situatë është e papranueshme! Secili prej këtyrendërtimeve nuk përfaqëson thjesht punën dhe mundin e një jete të tërë të familjeve që i ndërtuan, por edhe një kapital të jashtëzakonshëm, që ne do ta çlirojmë duke i dhënë fund sagës se legalizimeve”, – thuhet në deklaratë.

Duke vazhduar më tej z. Rama thekson se kostot e këtij procesi do t’i marrë përsipër shteti dhe zotohet se do të jetë ai njeriu që do të drejtojë këtë proçes. “Zotimi ynë është i qartë e i prerë: do të përfundojmë procesin e legalizimit brenda mandatit të parë! Kostot e këtij procesi për të gjitha banesat do të merren përsipër nga shteti. Ky është zotimi ynë si Parti Socialiste, por ky është edhe zotimi im si njeriu që do të drejtojë personalisht këtë proces, e do të marrë personalisht përsipër përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtij procesi”, – përfundon z. Rama deklaratën e tij.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar