Rama çel zyrën e deputetit në Vlorë

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka hapur sot zyrën e deputetit në Vlorë, ku prezantoi dhe ekipin e përzgjedhur që do të qëndrojnë në këtë zyrë. Midis të rinjve që aplikuan u zgjodhën tre prej tyre Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj. Në një postim në rrjetin social facebook Rama shkruan mbi funksion e

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka hapur sot zyrën e deputetit në Vlorë, ku prezantoi dhe ekipin e përzgjedhur që do të qëndrojnë në këtë zyrë.

Midis të rinjve që aplikuan u zgjodhën tre prej tyre Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj. Në një postim në rrjetin social facebook Rama shkruan mbi funksion e saj, duke theksuar se do të punojë e pavarur nga institucionet shtetërore dhe në shërbim të qytetarëve.

“U hap në Vlorë zyra e deputetit ku dy vajza dhe një djalë, qytetarë vlonjatë të mirëshkolluar dhe vullnetmirë, që u përzgjodhën me konkurs mes 252 aplikantësh, do të presin bashkëqytetarët e tyre për problemet, shqetësimet apo sugjerimet që vlonjatët duan të ndajnë me Edi Ramën.” Shkruan Rama

Ky ishte një nga premtimet e shprehur nga Rama gjatë muajit gusht, ku paralajmëroi se në fillim të muait shtator do të hapë në Vlorë  Zyrën e Deputetit, që do të funksionojë si urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe dhe përfaqësuesit të tyre.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar