Rama: Berisha një katragjysh me antiplumb

Rama: Berisha një katragjysh me antiplumb

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se pas 23 qershorit taksa e biznesit të vogël do të bëhet zero dhe tatimi mbi fitimin do të përgjysmohet, gjithashtu do të hiqen taksat mbi produktet jetike për njeriun. Deklaratën z. Rama e bëri gjatë takimeve që pati me banorët e qarkun të Beratit. “Me programin e

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se pas 23 qershorit taksa e biznesit të vogël do të bëhet zero dhe tatimi mbi fitimin do të përgjysmohet, gjithashtu do të hiqen taksat mbi produktet jetike për njeriun. Deklaratën z. Rama e bëri gjatë takimeve që pati me banorët e qarkun të Beratit.

“Me programin e Rilindjes vota tek numri 29, data e çlirimit e çliron nga taksa e biznesit të vogël dhe e çliron nga tatimi i fitimit, taksa e biznesit të vogël zero, tatimi i fitimit përgjysmë.

Një njeri që jeton me një rrogë, çfarë do bëjë me votën? Nuk duhet të shohë çfarë tesere ka në xhep, duhet të shohë çfarë do të bëjë, me Saliun e ka të sigurt, ka atë taksën e sheshtë që ky tani ja ka lënë Zotit, nuk e merr përsipër vetë, për të mbajtur pushtetin në qafë dhe familjen në gjunjë ndërsa me ne ka taksimin e ndershëm, 40 mijë lekë më shumë çdo muaj dhe një rrogë më shumë në fund të vitit. Me ne me atë votë, do heqim e bëjmë zero taksën 20% të bukës, taksën 20% në çdo kokërr veze, taksën 20% të çdo gotë qumësht, taksën 20% të çdo kile sheqer, oriz e mill, taksën 20% në çdo shishe vaj”, – tha z. Rama

Gjithashtu kreu i PS-së u ndal tek pasuritë minerale dhe tek turizmi dhe akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhim. “Është një vend i pasur Shqipëria me minerale, me naftë, por pasurive nëntokësore të Shqipërisë pushteti i katragjyshit me antiplumb i ka bërë në këto tetë vite atë që s’ia kanë bërë tërë pushtuesit. Është një vend i pasur Shqipëria, me një vijë të mrekullueshme bregdetare, por është i vetmi vend i Mesdheut që nuk e ka detin të përfshirë në ekonomi dhe që vijën bregdetare e ka të izoluar nga gjithë pjesa tjetër e Mesdheut, sepse Shqipëria ka pasuri të mëdha, por ka fatkeqësinë që të ketë mbi krye një katragjysh me antiplumb që detin e dinte govatë për të mësuar not dhe ua kyçi shqiptarëve, jua kyçi anijeve”, – theksoi kryesocialisti Rama.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar