Rama: 29 – ta do të çlirojë vendin

Rama: 29 – ta do të çlirojë vendin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se me numrin 29 në kutinë e votimit, pas 23 qershorit, do të çlirojë të gjithë ata që vuajnë nga papunësia, nga varfëria, nga dëshpërimi social dhe mungesa e shpresës. Deklaratën z. Rama e bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Ballsh. “Është 29-ta e çlirimit të atdheut,

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se me numrin 29 në kutinë e votimit, pas 23 qershorit, do të çlirojë të gjithë ata që vuajnë nga papunësia, nga varfëria, nga dëshpërimi social dhe mungesa e shpresës. Deklaratën z. Rama e bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Ballsh.

“Është 29-ta e çlirimit të atdheut, është numri që në 23 Qershor do të çlirojë të gjithë ata që sot vuajnë varfërinë, vuajnë papunësinë, vuajnë dëshpërimin social dhe mungesën e shpresës.

29-ta e çlirimit do të çlirojë 95% të shqiptarëve nga taksat, sepse ne socialistët e progresistët jemi të vendosur të ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Nga ulja jonë e taksave do të përfitojnë socialistë dhe demokratë pa dallim, njerëz të zakonshëm të këtij vendi, familjarë që kanë hapur një dyqan, një ushqimore, një furrë buke, një farmaci dhe që jetojnë me biznesin e tyre të vogël. Me numrin 29 në kutinë e votimit, ata pa dallim, do të heqin taksën e biznesit të vogël dhe do të përgjysmojnë tatimin e tyre të fitimit”, – tha kreu i PS – së në fjalën e tij.

Duke vazhduar më tej z. Rama akuzoi kryeministrin Berisha sepse po përdorë mësues, infermierë dhe nënpunës të administratës për qëllime elektorale, duke i çuar sa në një qytet në një tjetër. “Sepse nuk i shkon njeri nëpër mitingje nëse nuk i mbledh me autobusë dhe i duket sikur i kemi marrë një autobus se donte edhe një autobus më shumë. E ka bërë Partinë Demokratike si agjenci transporti për mësuesit, për infermierët, për nëpunësit, ngarko në Tiranë e ço në Shkodër, ngarko në Shkodër e ço në Kukës, ngarko në Kukës e bjer në Elbasan, ngarko në Elbasan e bjer në Fier. Kanë ardhur të shkretët me autobusë edhe në Patos, në Patos ku nuk e voton njëri katragjyshin me antiplumb prej vitesh të tëra”, – theksoi z. Rama.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar