Rajoni mund t’i zgjidhë dallimet nëpërmjet dialogut

Rajoni mund t’i zgjidhë dallimet nëpërmjet dialogut

Analistë kanë shprehur zhgënjimet e tyre rreth anulimit të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit për Evropën Juglindore, për shkak të një mosmarrëveshje rreth (mos)pjesëmarrjes së Kosovës në të. Mosmarrëveshja filloi në momentet kur Kosova, e cila nuk është pjesë e South-East European Cooperaion Process ( Procesi i Bashkëpunimit për Evropën Juglindore), nuk mori një ftesë

Analistë kanë shprehur zhgënjimet e tyre rreth anulimit të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit për Evropën Juglindore, për shkak të një mosmarrëveshje rreth (mos)pjesëmarrjes së Kosovës në të.

Mosmarrëveshja filloi në momentet kur Kosova, e cila nuk është pjesë e South-East European Cooperaion Process ( Procesi i Bashkëpunimit për Evropën Juglindore), nuk mori një ftesë në samitin që ishte planifikuar për javën e kaluar në Ohër. Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, refuzoi të marrë pjesë në shenjë proteste. Më pas Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, anuloi samitin.

“Lënia e Kosovës jashtë samitit vjen si rezultat i presionit të Serbisë, gjë që bie në kundërshtim me marrëveshje e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë specifike shkel nenin 14 të marrëveshjes Thaçi-Daçiç, nënshkruar në Bruksel më 19 Prill”, tha Nishani.

“Kjo bie në kundërshtim me parimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një parakusht për integrimin evropian. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare është bërë mbi bazën e barazisë, e cila përfshihet në frymën e respektimit të subjektivitetit dhe pavarësinë e secilit shtet,” përçoi për SETimes Arbër Vllahiu, një zëdhënës i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Vllahiu tha se Kosova ka ndërtuar politika për fqinjësi të mirë, respektit reciprok dhe përfshirja e saj në nismat rajonale do të ndihmonte në kapërcimin e ndryshimeve dhe pasojave të së shkuarës.

“Incidenti i Ohrit duhet të shihet si një akullnajë në gjendjen në të cilën ndodhet bashkëpunimi rajonal. Nuk kas asnjë rrugë tjetër përveçse rruga e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet vendeve të rajonit, nëse ata do të bëhen anëtarë të BE-së”, ka përçuar për SETimes, Ramadan Iliazi, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar të Paqes.

Vlatko Cvrtila, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, përçoi për SETimes se takimet dypalëshe dhe shumëpalëshe në Ballkan do të ndihmonin në krijimin e bashkëpunimit, paqes dhe marrëdhënieve të mira.

“Këto Takime duhet të shihen së përparim për rajonin, për shkak të disa mësimeve të së kaluarës, që ne i kemi mësuar tashmë. Nismat e tilla rajonale mund të prodhojnë rezultate të mëdha në mbështetjen reciproke rreth proceseve Euro-Atlantike,” ka thënë Cvrtila.

Por Zhidsas Daskalovski, një profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Manastirit, ka deklaruar për SETimes se marrëdhëniet dypalëshe të disa vendeve kanë akoma nevojë për përmirësim.

“Në Ballkan ka pasur, ka dhe do të ketë, nisma rajonale për bashkëpunim në shumë fusha të planit ekonomik dhe politik. Por në Ballkan problemet dypalëshe janë akoma të pazgjidhura,” ka thënë Daskalovski.

Ivanov shprehu keqardhje në anulimin e samitit. “Për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike janë rikthyer. Mosmarrëveshjet duhen zgjidhur nëpërmjet dialogut dhe jo bojkotit”, ka thënë Ivanov.

Cvrtila, megjithatë, është optimist se problemet në rajon do ti tejkalojnë ndryshmet dhe Kroacia do të kontribuojë pas anëtarësimit të saj në BE.

“Pranimi i Kroacisë do të sjellë ndryshime në rajon në mënyrën më të mirë, me pozicionimin e saj në ndërtimin e mekanizmave të reja për bashkëpunimin më të mirë. Bashkëpunimi më i mirë rajonal është i rëndësishëm për rajonin dhe për secilin vend në veçanti, i cili do të intensifikojë marrëveshjet dhe politikat rajonale”, ka thënë Cvrtila për SETimes.

Korrespondentja Linda Karadaku në Prishtinë ka kontribuar në këtë raport.

 

Shkroi: Miki Trajkovski, “Southeast European Times”, Ohër.

Shqipëroi: Luis Bekteshi, “Objektiv”, Tiranë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar