Raiola: Balotelin tek Milani se do asnjë

Mino Raiola bën të ditur se Mario Baloteli do të largohet nga skuadra e Milanit, pasi aty nuk e dëshiron askush më. “Është normale që Baloteli të luajë në një skuadër ku të gjithë ta duan dhe ta mbështesin. Ai është një lojtar që kërkon dashuri nga të gjithë. Nëse Milani do ta largojë duhet

Mino Raiola bën të ditur se Mario Baloteli do të largohet nga skuadra e Milanit, pasi aty nuk e dëshiron askush më.

“Është normale që Baloteli të luajë në një skuadër ku të gjithë ta duan dhe ta mbështesin. Ai është një lojtar që kërkon dashuri nga të gjithë. Nëse Milani do ta largojë duhet thjesht të më telefonojë dhe unë do të jem gati për të gjetur skuadrën e tij të re”, thekson Raiola, duke shtuar se Berluskoni ka të drejtë kur thotë se Baloteli nuk është i pashitshëm.

“Në fakt vetë Milani mund ta largojë Balotelin sepse ai ka një kontratë me këtë skuadër dhe do të kërkojë ta respektojë atë. Në të kundërt, skuadra dhe drejtuesit duhet të më thonë mua dhe do të marr masa për të ardhmen e lojtarit”, ka thënë Raiola.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar