Radhë të gjata ne Kakavijë, probleme nga pala greke

Qindra qytetarë kanë qëndruar të bllokuar për rreth 8 orë në radhë, për të kaluar kufirin shqitaro-grek në Kakavijë, pas një defekti të shkaktuar në sistemin kompjuterik të palës greke. Defekti, që u njoftua rreth mesditës e bëri të pamundur përpunimin e dokumentacionit për të gjithë pasagjerët dhe mjete. Kështu radhët me emigrantët që prisnin të

Qindra qytetarë kanë qëndruar të bllokuar për rreth 8 orë në radhë, për të kaluar kufirin shqitaro-grek në Kakavijë, pas një defekti të shkaktuar në sistemin kompjuterik të palës greke.

Defekti, që u njoftua rreth mesditës e bëri të pamundur përpunimin e dokumentacionit për të gjithë pasagjerët dhe mjete. Kështu radhët me emigrantët që prisnin të kalonin kufirin arriti në rreth 2 km, ndërsa qindra drejtues mjetesh, që kanë kërkuar të kthehen pas e kanë pasur të pamundur, për shkak të bllokimit në radhë. Mes qytetarëve kishte shumë fëmijë, që kanë qëndruar me orë të tëra në temperatura të larta.

Ndërkaq, policia njoftoi se bëhej fjalë për një defekt serioz të sistemit kompjuterik “Teams”. Situata, e cila është zgjidhur me riparimin e sistemit rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës, ka vazhduar të mbajë në radhë qindra mjete me targa shqiptare duke iu dhënë përparësi mjeteve me targa greke dhe qytetarëve jo shqiptarë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar