Xhafer Ahmeti, ambasador i Kosovës në Mal të Zi, është shkarkuar nga detyra e tij, pasi në një status në rrjetin e njohur social ka shkruar se ish-kryeministri i Shqipërisë është një psikopat. Madje, në postimin e tij diplomati kosovar çuditet se si një pjesë e kosovarëve e duan Sali Berishën. “Përfundimisht ky njeri nuk
Xhafer Ahmeti, ambasador i Kosovës në Mal të Zi, është shkarkuar nga detyra e tij, pasi në një status në rrjetin e njohur social ka shkruar se ish-kryeministri i Shqipërisë është një psikopat. Madje, në postimin e tij diplomati kosovar çuditet se si një pjesë e kosovarëve e duan Sali Berishën.
“Përfundimisht ky njeri nuk është normal. Çuditem se si ka mundësi të duhet ky psikopat nga një pjesë e shqiptarëve të Kosovës. Por edhe nuk duhet të çuditem, se shume rrallë populli i Kosovës mendon me logjikë, mendim kritik dhe aftësi gjykuese. Dëshmitarë jemi edhe tani”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Menjëherë pas publikimit të kësaj deklarate, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thërritur në Prishtinë diplomatin Ahmeti, duke vendosur ta shkarkojë nga detyra pas deklaratës së tij fyese në “Facebook” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndjesë dhe shton se këto qëndrime nuk përfaqësojnë qëndrimet e institucioneve të Kosovës.
“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të të ngarkuarit me punë të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti, pas komenteve të tij në rrjetet sociale, të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati. Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës, i janë mirënjohës ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, u shpreh këshilltari i ministrit, Bashmir Xhemaj.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *