QKEV: Ricertifikim i mjekëve dhe infermierëve

QKEV: Ricertifikim i mjekëve dhe infermierëve

Sistemi shëndetësor dhe arsimor ka kapacitete të pamjaftueshmeshme për marrjen e krediteve sipas programit të ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë. Gjithçka përcaktohet në raportin vjetor të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. “Sfida për vitin 2013 është rritja e përgjegjësisë së mjekëve dhe profesionistëve të tjerë për edukimin e tyre të vazhdueshëm. Mund të nevojitet

Sistemi shëndetësor dhe arsimor ka kapacitete të pamjaftueshmeshme për marrjen e krediteve sipas programit të ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë.

Gjithçka përcaktohet në raportin vjetor të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

“Sfida për vitin 2013 është rritja e përgjegjësisë së mjekëve dhe profesionistëve të tjerë për edukimin e tyre të vazhdueshëm. Mund të nevojitet një rishikim i kritereve të programit të ricertifikimit, bazuar në ecurinë e deritanishme dhe problematikat e ndeshura”, thuhet në raport.

Gjithashtu, në raport vihet në dukje se problem më i madh qëndron te ricertifikimi i dentistëve dhe farmacistëve. “Nga  vlerësimi i bërë deri tani, ato nuk rezultojnë të mjaftueshme për të marrë 150 kredite brenda ciklit 5-vjeçar. Në mënyrë të veçantë, duhet marrë në konsideratë fakti që për farmacistët dhe dentistët ka shumë pak ofrues aktivitetesh dhe mundësia për ricertifikim është edhe më e vogël”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas legjislacionit në fuqi, mosmarrja e krediteve të përcaktuara në program mund t’u kushtojë atyre vendin e punës.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar