Qeveria, shitja e HEC-eve, paratë për investime

Qeveria, shitja e HEC-eve, paratë për investime

Qeveria ka vendosur të ҫojë për investime të gjithë paratë e marra nga privatizimi i katër hidrocentraleve. Nga privatizimi i “Bistrica 1”, “Bistrica 2”  dhe Ulzë- Shkopetit duhet të arkëtoheshin 109.5 milionë euro, por kësaj shume i zbritet TVSH-ja, që duhet të rimbursonte kompaninë “Kurum”, vlera e së cilës ishte rreth 34 milionë dollarë. Marrëveshja,

Qeveria ka vendosur të ҫojë për investime të gjithë paratë e marra nga privatizimi i katër hidrocentraleve. Nga privatizimi i “Bistrica 1”, “Bistrica 2”  dhe Ulzë- Shkopetit duhet të arkëtoheshin 109.5 milionë euro, por kësaj shume i zbritet TVSH-ja, që duhet të rimbursonte kompaninë “Kurum”, vlera e së cilës ishte rreth 34 milionë dollarë.

Marrëveshja, e  lidhur me Ministrinë e Financave, me atë të Ekonomisë dhe Tatimet përcaktonte se “Kurumi” duhej që brenda datës 20 maj të kishte depozituar për llogarinë të Financave diferencën prej 32.8 milionë eurosh lidhur me privatizimin e hidrocentraleve Ulzë-Shkopet. Ndërsa, qeveria duhet të ngrinte në një llogari bankare pjesën e TVSH-së për rimbursim, me vlerë 34 milionë USD dhe kompania “Kurum” duhej të plotësonte pjesën e mbetur të vlerës prej 24.6 milion eurosh.

Ndërkaq “Kurum” do të vijonte me pagesën për privatizimin e “Bistrica 1” dhe  “Bistrica 2” që u shitën me 52 milionë dollarë. Marrëveshja me kompaninë turke ishte që pagesa të bëhej brenda majit dhe kjo e fundit ti depozitonte paratë për llogari të buxhetit.

Vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë me datë 28 maj që mban firmën e kreut të qeverisë, Sali Berisha, përcakton se të gjithë paratë e marra nga privatizimi i hidrocentraleve do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe ujësjellës-kanalizime.

Nga totali prej 119 milionë dollarësh, Ministria e Punëve Publike përfiton 99.6 milionë dollarë të investimeve, duke e ndarë në 94.6 milionë dollarë për investime në rrugë dhe 5 milionë dollarë për ujësjellës-kanalizime, ndërsa për pushtetin vendor është ndarë shuma prej 20 milion dollarësh.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar