Qeveria miraton sot buxhetin e vitit 2014

0

Drafti i buxhetit për vitin 2014 ka mbërritur për miratim në Këshillin e Ministrave, ku të ardhurat parashikohen në nivelin 370 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet 460 miliardë lekë.

Sipas burimeve nga ministria e Financave drafti u konsultua për rreth 10 ditë, ku të pranishëm ishin edhe ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që ndodhen në Tiranë që nga data 3 dhjetor.

Nesër ministri i Financave, Shkëlqim Cani pritet të prezantojë draftin në Byronë Parlamentare, ndërsa diskutimi në komisionet parlamentare do të nisë të hënën.

Sipas ligjit organik të buxhetit të shtetit drafti duhet të paraqitej në Parlament që në fillim të muajit nëntor por situata e rëndë e financave publike, auditimi i borxheve që qeveria i ka biznesit për punë publike të kryera si dhe ekipi i FMN-së që ndodhet në Tiranë, bëri që qeveria të vonojë miratimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here