Qeveria përcakton kriteret e dhënies me qera të pasurive shtetërore

Qeveria ka përcaktuar kriteret e procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera, të pasurisë shtetërore. Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin sipas së cilit pasuritë shtetërore që jepen me qira janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e

Qeveria ka përcaktuar kriteret e procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera, të pasurisë shtetërore. Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin sipas së cilit pasuritë shtetërore që jepen me qira janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”).

Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore.

Në pikën V të këtij vendimi ështëparaqitur  edhe nisma e lançuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali, kontrata me tarifën simbolike 1 euro.

Sipas kësaj kontrate pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave, atëherë kur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si:

a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;

b) veprimtari prodhuese të regjimit “FASON”;

Gjithashtu Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:

a) Veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore;

b) Veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar