Qeveria miraton rritjen e pagave dhe pensioneve

Qeveria miraton rritjen e pagave dhe pensioneve

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje rritjen e premtuar nga Kryeministri Berisha  të pagave dhe        pensioneve. Në total janë 560 mijë pensionistë që duke filluar që nga 15 korrik do të marrin më shumë para në llogarinë e tyre. Rritjen më të madhe do ta përfitojnë pensionistët që banojnë në fshat, rritje e cila varion

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje rritjen e premtuar nga Kryeministri Berisha  të pagave dhe        pensioneve.

Në total janë 560 mijë pensionistë që duke filluar që nga 15 korrik do të marrin më shumë para në llogarinë e tyre. Rritjen më të madhe do ta përfitojnë pensionistët që banojnë në fshat, rritje e cila varion nga 4 dhe 5 përqind.
Sipas vendimit të qeverisë, kompensimet për të ardhura mujore minimale, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi 1.8.2013 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë: deri në 13.674 lekë në muaj.

Kompensimet për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të jenë deri në 13.174 lekë në muaj ndërsa kompensimetpër pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare do  të jenë  8.923 lekë në muaj/
Duke filluar që nga 1 gushti i këtij viti pensioni minimal në qytet është 12.024 lekë dhe ai maksimal 24.548 lekë në muaj. Në fshat, pensioni minimal është tashmë 8.233 lekë, ndërsa së bashku me kompensimet e ndryshme shkon në 9.123 lekë në muaj.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe punonjësit e administratës, si infermierët, mësuesit dhe forcat e rendit. Paga mesatare e institucioneve buxhetore do të rritet me 5.4 për qind.

Ritja e pagave dhe pensioneve do ti kushtojë buxhetit të shtetit  1.4 miliardë lekë të reja.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar