Qeveria merr hua nga bankat

Qeveria merr hua nga bankat

Banka e Shqipërisë organizoi sot ankandin për shitjen e bonove të thesarit me një vlerë prej 25.4 miliardë lekë. Qeveria e ka kërkuar këtë hua nga bankat e nivelit të dytë, ku 65% e kësaj vlere do të mbështetet nga Banka e Shqipërisë. Në ankand janë afruar për shitje 9 miliardë lekë bono thesari me

Banka e Shqipërisë organizoi sot ankandin për shitjen e bonove të thesarit me një vlerë prej 25.4 miliardë lekë. Qeveria e ka kërkuar këtë hua nga bankat e nivelit të dytë, ku 65% e kësaj vlere do të mbështetet nga Banka e Shqipërisë.

Në ankand janë afruar për shitje 9 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12-mujor dhe 16.4 miliardë lekë bono me afat maturimi 6 mujor.

Burime nga Ministria e Financavet bëjnë të ditur se qeveria e merr këtë hua për të shlyer borxhet e saj. Kjo është shuma më e madhe që shpallet për shitje në një javë të vetme, që nga janari 2013, ku u nxorën për shitje rreth 27 miliardë lekë bono.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar