Qeveria, heq ushqimin dhe kompensimin për punonjësit e policisë

Qeveria, heq ushqimin dhe kompensimin për punonjësit e policisë

Këshilli i Ministrave ka vendosur dje heqjen e vaktit të ushqimit falas për të gjithë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shteti, përfshirë edhe Garda e Republikës ku përjashtohen vetëm njësit speciale. Sipas vendimit, vakti do ofrohet vetëm për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjithashtu nga vendimi nuk parashikohet ndryshim edhe për

Këshilli i Ministrave ka vendosur dje heqjen e vaktit të ushqimit falas për të gjithë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shteti, përfshirë edhe Garda e Republikës ku përjashtohen vetëm njësit speciale.

Sipas vendimit, vakti do ofrohet vetëm për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjithashtu nga vendimi nuk parashikohet ndryshim edhe për studentët dhe kursantët e shkollave të policisë.

Ky vendim shkon dhe më tej, duke i hequr të drejtën për kompesim të vaktit të gjithë atyre punonjësve policie ku nuk ekzistojnë strukturat e nevojshme për tu ushqyer, ku deri më tani konpensoheshin në lek sipas vlerës së racionit ushqimorë të drekës.

Por nga ky vendim do të mund të përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera dhe shtetasit e ndaluar ose të arrestua, deri në sqarimin e pozitës së tyre.

 /Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar