Qeveria fal gjobat “politike” mars-gusht 2013

Qeveria shqiptare sot  ka kaluar projekt-ligjin për faljen e gjobave të vendosura nga kontrollet tatimore gjatë periudhës 1 Mars deri në 31 Gusht 2013. Këshilli i ministrave i cilësoi si të padrejta gjobat e vëna para, gjatë dhe pas periudhës elektorale. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj thotë se projektligji parashikon edhe mënyrën e trajtimit

Qeveria shqiptare sot  ka kaluar projekt-ligjin për faljen e gjobave të vendosura nga kontrollet tatimore gjatë periudhës 1 Mars deri në 31 Gusht 2013. Këshilli i ministrave i cilësoi si të padrejta gjobat e vëna para, gjatë dhe pas periudhës elektorale.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj thotë se projektligji parashikon edhe mënyrën e trajtimit për bizneset që kanë paguar gjobat që u janë vendosur gjatë kësaj periudhe dhe e konsideron këtë projektligj një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes biznesit dhe Qeverisë.

“Ndërsa deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keq-menaxhimi, ky kapitull i turpshëm i marrëdhënies shtet-biznes ka përfunduar, nuk ndodh më”, shtoi  Ahmetaj.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar