Qeveria e re, Rama kryeministër, Meta kryetar kuvendi

Qeveria e re, Rama kryeministër, Meta kryetar kuvendi

Edi Rama dhe Ilir Meta zhvılluan sot një takim me njëri-tjetrin, në të cilin u diskutua për kabinetin e ri qeveritar, dhe bashkëpunimin që do ketë PS e LSI.  Ashtu siç është parashikuar Rama do të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë, ndërsa  Meta kryetari i Kuvendit. Pasi këta të fundit kanë rënë vetë dakort

Edi Rama dhe Ilir Meta zhvılluan sot një takim me njëri-tjetrin, në të cilin u diskutua për kabinetin e ri qeveritar, dhe bashkëpunimin që do ketë PS e LSI.  Ashtu siç është parashikuar Rama do të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë, ndërsa  Meta kryetari i Kuvendit. Pasi këta të fundit kanë rënë vetë dakort për këto poste.

“U ra dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur  me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për  Aleancën për Shqipërinë Europiane, kryetari i PS Edi Rama do të drejtojë  qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta do të drejtojë Kuvendin e ri|”-thuhet në deklaratën e PS-së.

Gjatë takimit që zgjati për rreth 2 orë e 30, bëhet me dije se është rënë dakord  edhe për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, për planin e detajuar të punës së  300 ditëve të para.

“U vlerësua se pikësëpari një grup i përbashkët pune nën drejtimin e Sekretarit të  Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto,  duhet të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të  para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Ky grup pune do të vendosë  kontakte me grupet e interesit si edhe me ekspertë vendas e të huaj të nivelit më  të lartë”-tha zyra e shtypit të PS-së.

Ndër të tjera pritet të krijohet një Task Force në mbështetje të plotë të projektit të  TAP. “Kjo Task Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të  projektit si edhe për të organizuar në bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në  fazën e realizimit të projektit”-thkesohet më tej në deklaratë.

Gjithashtu temë e këtij takimi u nënvizua edhe nevoja për t’i dhënë vendit një  skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin  qeverisës.

 /Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar