Qeveria e re, program emergjence për 300 ditët e para

Qeveria e re, program emergjence për 300 ditët e para

Qeveria e re e cila do të marrë mandatin në muajin shtator, do të rishikojë menjëherë buxhetin e këtij viti.   Ky është mendimi i grupeve të punës nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që po punojnë për programit të emergjencës për 300 ditët e para të qeverisjes. Programi i emergjencës do të jetë

Qeveria e re e cila do të marrë mandatin në muajin shtator, do të rishikojë menjëherë buxhetin e këtij viti.   Ky është mendimi i grupeve të punës nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që po punojnë për programit të emergjencës për 300 ditët e para të qeverisjes.

Programi i emergjencës do të jetë pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme, dhe zbatimi i tij do të nisë vetëm pas 1 janarit të 2014-ës.

Sot ekspertë të njohur nga PS dhe LSI, do të mblidhen për të ballafaquar konkluzionet që ata kanë nxjerrë nga studimi i dy programeve dhe nisja nga puna e shkrimit të programit për 300 ditët e para.

Ndërkaq, Edi Rama dhe Ilir Meta do të bëjnë  publik dokumentin e parë si produkt i punës së të dy grupeve të punës. Dokumenti do të jetë një raport mbi situatën ekonomike dhe financiare në vend dhe masat afatshkurtra për ta frenuar dhe përmirësuar atë. Do të raportohet për gjendjen në Tatime, Dogana, investime, koncesione dhe monopolet, që sipas socialistëve, nuk janë të pakta.

Në mesin e muajit korrik pruitet që dy grupeve të punës t’u bashkëngjiten dhe ekspertë të huaj të fushës ekonomike të njohur në fushën e operacioneve ekonomike në situata krizash.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar