Qeveria e re greke me ndryshime

Qeveria e re greke e koalicionit bëri betimin para presidentit Karolos Papulias në një ceremoni tradicionale të drejtuar nga kryepeshkopi ortodoks Jeronimos, ndërsa paralajmëroi reformim. Ndryshime të shumta janë bërë në kabinetin e vjetër, ku në total janë ndryshuar 21 ministra dhe zëvendësministra. Kështu kreu i ri i ministrisë së financave është Gikas Hardhuvelis, profesor

Qeveria e re greke e koalicionit bëri betimin para presidentit Karolos Papulias në një ceremoni tradicionale të drejtuar nga kryepeshkopi ortodoks Jeronimos, ndërsa paralajmëroi reformim.

Ndryshime të shumta janë bërë në kabinetin e vjetër, ku në total janë ndryshuar 21 ministra dhe zëvendësministra. Kështu kreu i ri i ministrisë së financave është Gikas Hardhuvelis, profesor ekonomie në Athinë, i cili zëvendësoi në këtë post Janis Sturnaras.

Ndersa objektivi i kesaj qeverie mbetet ai i nxjerrjes së vendit nga kriza.

Ndryshimet në kabinet u kryen pasi të majtët e Sirizës në opozitë dolën në vendin e parë në zgjedhjet për parlamentin europian në Greqi.

Për kryeministrin Samaras, ky mesazh i grekëve, tregon se kishte ardhur koha që qeveria e tij të ndryshonte politikat, veçanërisht ato ekonomike.

Në të njëjtën kohë edhe FMN rekomandon reforma të thella dhe riformatim në ekonominë e Greqisë.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar