Qeveria, dëmshpërblen 225 ish-pronarët e tokave

0

Qeveria dëmshpërblen 255 ish- pronarët e tokave, që janë zënë  nga ndërtimet informale me 176 milionë lekë.

Me propozim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit qeveria ka vendosur dëmshpërblim për 10 716 metër katror tokë truall, ku pronarët do të marrim dëmshpërbilim e tyre mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronave private të zëna nga ndërtimet informale në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan.

Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë edhe fuqi ligjore, vlera e përgjithshme e dëmshpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, të parashikuara nga ligji “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

Vendimi nuk lejon kompensimin për herë të dytë të një pronari, duke bërë që edhe ata të cilët nuk kanë përfituar deri tani të bëhen pjesë e procesit. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, sipas vendimit do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit.

Qeveria përcakton që kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 metër katror, masa e kompensimit të jetë deri në 200 metër katror, për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 metër katror deri në 3000 metër katror, masa e kompensimit të jetë 300 metër katror.

Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 metër katror deri në 5000 metër katror, masa e kompensimit do të jetë 400 metër katror. Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 metër katror deri në 10000 metër katror, masa e kompensimit të jetë 500 metër katror. Ndërsa për pronat e njohura për kompensim mbi 10000 metër katror, masa e kompensimit të jetë 600 metër katror.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here