Qeveria rrit borxhin në vlerën 15.4 miliardë dollarë

0

Qeveria vazhdon të marrë borxhe nëpër banka duke penalizuar bizneset dhe kreditorët, vetëm në 3 muaj ajo ka marrë mbi 70 për qind të borxhit të përcaktuar për të gjithë vitin.

Në ankandin e zhvilluar dje në Bankën e Shqipërisë, bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me një normë mesatare interesi prej 5.73 për qind dhe me një ulje prej afro 0.2 pikë përqindje nga ankandi i para dy javëve.

Interesat e bonove vazhdojnë të tërhiqen në ulje nga oferta e lartë për financimin e sistemit financiar që ka sasi të mëdha likuiditeti dhe alternativa të pakta investimi. Në dy ankandet e fundit të zhvilluara ditën e djeshme qeveria kërkoi një vlerë totale borxhi prej 15.4 miliardë lekësh.

Vendosja e letrave me vlerë të qeverisë nga bankat, bëri që ato të rriten me 4 për qind ( apo 14 miliardë lekë)  deri në fund të marsit 2013 dhe në raport me dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa, gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 rritja e investimit të letrave me vlerë të qeverisë ishte 100 milionë euro.

Tendenca është ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur bankat u tëhoqën nga blerja e letrave me vlerë të qeverisë duke ҫuar në rritjen e  interesave të bonove, pavarësisht politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë.

 /Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here