Qeveria, 4.2 milionë euro për 800 pronarë të pasurive të paluajtshme

Qeveria, 4.2 milionë euro për 800 pronarë të pasurive të paluajtshme

Pronarët e pasurive të paluajtshme për sipërfaqet takuese, pronë private të zëna nga ndërtimet informale në Shkondër, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, Berat, Kukës dhe Elbasan do të shpërblehen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse. Shpërblimi do të bëhet në bazë të aktit nënligjor nr.435, datë 24.04.2013,  i miratuar nga Këshilli i Ministrave i cili

Pronarët e pasurive të paluajtshme për sipërfaqet takuese, pronë private të zëna nga ndërtimet informale në Shkondër, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, Berat, Kukës dhe Elbasan do të shpërblehen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse.

Shpërblimi do të bëhet në bazë të aktit nënligjor nr.435, datë 24.04.2013,  i miratuar nga Këshilli i Ministrave i cili ka hyrë në fuqi ditën e hënë, për sipërfaqen prej 4.5 hektarësh tokë truall, me vlerë të përgjithshme mbi 588 milionë lekë.

Vlera e shpërblimit prej 4.2 milionë eurosh për 800 pronarët do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave  të parashikuar nga ligji nr.10239, datë 25.02.2010 sipas vendimit të Këshillit të Ministrave

Për të kryer ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit, në bazë të vendimit është ngarkuar Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar