Qeveri, pakësohet buxheti i 10 institucioneve

Buxheti i vitit 2014 i është nënshtruar disa ndryshimeve që synojnë pakësimin e fondeve për disa institucione dhe kalimin e tyre në favor të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria miratoi kalimin e 180 milionë lekëve në buxhetin e Gjermenit. Kjo shumë u krijua nga shkurtimi i buxhetit për disa institucione të

Buxheti i vitit 2014 i është nënshtruar disa ndryshimeve që synojnë pakësimin e fondeve për disa institucione dhe kalimin e tyre në favor të Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria miratoi kalimin e 180 milionë lekëve në buxhetin e Gjermenit. Kjo shumë u krijua nga shkurtimi i buxhetit për disa institucione të tjera  për t’u përdorur  për planifikimin urban dhe strehimin.

Sipas këtyre ndryshimeve, shërbimit diplomatik në Ministrinë e Jashtme i shkurtohen 20 milionë lekë, Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar nga 3 milionë lekë.

Gjithashtu është pakësuar me 6 milionë lekë  fondi i arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit, me 2 milionë lekë buxheti i Drejtorisë së Arkivave. Buxheti për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes  pakësohet me nga 13 milionë lekë. Edhe  Ministrisë së Mirëqenies Sociale në bazë të ndryshimeve i pakësohen 4 milionë lekë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar