Punimet për ndërrimin e tapetit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” po vazhdojnë me intensitet të lartë. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të bëjë këtë investim, pasi për momentin plani për shembjen e “Qemal Stafës” dhe ndërtimin e stadiumit të ri duket ende larg. Në javët e fundit të Super Ligës shqiptare terreni i stadiumit të
Punimet për ndërrimin e tapetit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” po vazhdojnë me intensitet të lartë. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të bëjë këtë investim, pasi për momentin plani për shembjen e “Qemal Stafës” dhe ndërtimin e stadiumit të ri duket ende larg.
Në javët e fundit të Super Ligës shqiptare terreni i stadiumit të kryeqytetit ishte mjaft i rënduar për shkak të mosndërhyrjeve prej kohësh. Kujtojmë që në “Qemal Stafa” zhvillojnë ndeshjet e tyre edhe dy ekipe të futbollit elitar shqiptar, Tirana dhe Partizani.
Tapeti i ri pritet të jetë gati me fillimin e fazës së tretë të Super Ligës. Më poshtë mund të shihni disa foto nga punimet që po bëhen për ndërrimin e tapetit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *