Një autobus i linjës Tiranë-Athinë është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në vendin e Mogila në Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm nga persona ende të paidentifikuar”, thekson Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut
Një autobus i linjës Tiranë-Athinë është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në vendin e Mogila në Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm nga persona ende të paidentifikuar”, thekson Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës.
Sipas tij, si pasojë e të shtënave u plagosën dy persona, L. T., 23 vjeç dhe Q. X., 19 vjeçe, që të dy nga Elbasani. “Fatmirësisht dy udhëtarët kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thekson më tej zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, ndërsa shton se ndihmën e parë e morën në urgjencën e Fierit.
Ai saktësoi se në autobusin e linjës ndërkombëtare udhëtonin 16 persona.“Policia e qarkut të Gjirokastrës ka nisur një hetim, ndërsa në vendngjarje mbërritën dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) për të identifikuar dhe ndaluar autorët”, nënvizoj Mullai.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *