Shijak, një i vdekur dhe një i plagosur nga armët e zjarrit

0

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri mbrëmë në qëndër të Shijakut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në sheshin e qytetit ku dy të rinjtë po qëndronin para një lokali, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tyre nga një mjet tip “Audi” pa targa.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit D.V. banues në Tirane dhe shtetasi Ervin Kërtalla  36 –vjeç, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Ushtarak.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ngjarja  dyshohet se mund të ketë ndodhur pas një konflikti banal.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here