Putin, kritika sanksioneve të reja të SHBA

Vladimir Putin i kritikoi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, duke shtuar se ato do të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Komentet e Putinit erdhën pas masave të reja të Uashingtonit, pasojë e vazhdimit të tensioneve në Ukrainë, situatë kjo për të cilën Amerika fajëson Moskën. Sanksionet e reja të Shteteve të

Vladimir Putin i kritikoi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, duke shtuar se ato do të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Komentet e Putinit erdhën pas masave të reja të Uashingtonit, pasojë e vazhdimit të tensioneve në Ukrainë, situatë kjo për të cilën Amerika fajëson Moskën.

Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara do të prekin disa nga bankat e mëdha, kompanitë e energjisë, si edhe ato të mbrojtjes. Në listë figurojnë, mes të tjerësh, edhe ‘Gazprombank’ e ‘Rosneft’, si dhe disa zyrtarë të lartë rusë.

Sipas mediave ndërkombëtare, edhe BE-ja është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse jo në nivelin e SHBA-ve. Shtëpia e Bardhë i ka bërë shpesh thirrje Rusisë të përdorë ndikimin e saj te separatistët pro-rusë, për të arritur një marrëveshje paqeje, por deri tani kjo nuk është arritur madje, gjatë ditës së djeshme, Ukraina ngriti akuza të forta ndaj Moskës për përfshirje të drejtpërdrejt në sulmet e ndodhura gjatë ditëve të fundit ndaj ushtrisë ukrainase.

/Arjola Hajdini/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar