Punimet në gazsjellesin TAP nisin në 2015-ën

Lajmi i marrë nga faqja e Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Punimet në Gazsjellesin TAP do të nisin në 2015 pasi është marrë leja nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Leja zhvillimore komplekse mund të konsiderohet si një prej aprovimeve më të rëndësishme që i janë dhënë TAP AG prej autoriteteve shqiptare dhe nënkupton të drejtën

Lajmi i marrë nga faqja e Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Punimet në Gazsjellesin TAP do të nisin në 2015 pasi është marrë leja nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Leja zhvillimore komplekse mund të konsiderohet si një prej aprovimeve më të rëndësishme që i janë dhënë TAP AG prej autoriteteve shqiptare dhe nënkupton të drejtën e nisjes së ndërtimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin.

Aprovimi nga KKTSH është një prej lejeve më të rëndësishme që i jepet TAP AG, përmes të cilës kompania fillon aktivitetet e ndërtimit për Gazsjellësin Trans Adriatik. Ky aprovim do të ndiqet nga një fazë e dytë gjatë së cilës pritet të bëhet aprovimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në pjesë, sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të zhvillimit të sistemit të gazsjellësit TAP.

Punimet për gazsjellesin TAP do të sjellin zhvillime infrastrukturor në zonat ku do të kalojë. Pas marrjes së kësaj leje do të nisë si fillim rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri, duke nisur nga viti 2015 dhe kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit.

TAP-Shqiperia-2

TAP do të jetë një prej investimeve më të mëdha të huaja në Shqipëri me një kosto ndërtimi rreth 1 miliard euro. Punimet per gazsjellesin TAP do të krijojnë mundësi punësimi për vendin në fushat e ndërtimit, transportit dhe komunikimit, prodhimit dhe shërbimeve, tregtisë, financës dhe shërbimeve të biznesit .

TAP gjithashtu do të krijojë mundësinë që Shqipëria të zhvillojë një treg vendor gazi dhe lidhje me rrjetet rajonale të gazit. TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë.

Ky plan do të trajtojë perspektivën e këtij rajoni në rrafshin e një planifikimi të qëndrueshëm që i jep një dimension strategjik ekonomik kësaj zone, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në një kontekst më të gjerë, atë Ballkanik. Këshillit Kombëtar i Territorit miratoi lejen për për ndërtimin e Rrjetit të Furnizimit me Ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum,Vlorë.

/Redjon Shtylla/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar