Punët e papaguara, zbulohen 11 firmat e ndërtimit të rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përgatitur listën e kompanive që nuk kanë marrë paratë për punët e kryera në vepra publike dhe që do të shlyhen pas lëvrimit të këstit të parë të kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë listë përfshihen 11 kompani të kontraktuara, për të cilat duhen paguar 23 fatura, pasi secili nga

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përgatitur listën e kompanive që nuk kanë marrë paratë për punët e kryera në vepra publike dhe që do të shlyhen pas lëvrimit të këstit të parë të kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë listë përfshihen 11 kompani të kontraktuara, për të cilat duhen paguar 23 fatura, pasi secili nga subjektet ka kryer më shumë se një shërbim. Në bazë të shërbimeve që kanë ofruar apo punimeve që kanë kryer, këto kompani do të marrin shuma të ndryshme.

Një pjesë e subjekteve që presin të marrin paratë janë kompanitë që kanë funksionuar për mirëmbajtjen e rrugës Tiranë-Kukës të cilat  nuk janë paguar për mungesë fondesh. Ndërkohë disa kompani që kanë lidhur kontratën për ndërtimin e rrugës  Shkodër-Hani i Hotit kanë mbetur pa u likuiduar. Edhe autostrada Tiranë-Elbasan rezulton të ketë pasur probleme me pagesat, ku bëhet fjalë për dy kompani që presin të marrin paratë e tyre.

Sipas listës së përgatitur, deri më 31 dhjetor 2013 shuma në total e faturave të papaguara ndaj këtyre subjekteve është rreth 1 miliard lekë, nga të cilat 945. 758. 416 janë kosto lokale dhe 57.072. 263 Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Pagesat do të shlyhen pas verifikimeve  për cilësinë e punimeve dhe zbatimin e kontratave. Në rast se kompanitë kanë shkelur kontratën do të ketë penalitete bën të ditur Ministria e Transporteve.

Gjithashtu Ministria e Financave ka deklaruar se për procedurën e pagesave, në fillim do të paguhen faturat e vjetra.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar