Së shpejti premierë në Tiranë trajleri i filmit “Vulë”

Është publikuar traileri i filmit “Vulë”, me regji të Valmir Tertinit, i cili pritet që të jepet shumë shpejt premierë në Tiranë Filmi flet për për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën

Është publikuar traileri i filmit “Vulë”, me regji të Valmir Tertinit, i cili pritet që të jepet shumë shpejt premierë në Tiranë

Filmi flet për për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani shkruan KultPlus.

Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit.

Pjesë e filmit janë gjithashtu emra të njohur nga fusha e artit: Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.

Xhirimet e këtij filmi kanë përfunduar në tetor të vitit të kaluar, por trajleri është prezantuar së fundmi.

Regjisori Valmir Tertini nëpermjet një postimi ne faqen e tij në facebook është shprehur mjaft entuziast për shfaqen e këtij trajleri në Tiranë.

B. Koro

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar