Publikohen nominimet për Golden Globe

f834f891-852d-428b-9aad-20113fe21194 Kandidaturat u bën publike në Kaliforni nga Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollyëoodit. Këto çmime japin çdo vit një ide mbi filmat që mund të jetë pretendentë për Oscar.   AmericanHustle_intl Filma të tjerë që kanë marrë kandidaturën për Çmim Golden Globe përfshijnë odisenë e hapësirës “Gravity” dhe thrillerin mbi piraterinë somaleze “Captain Phillips”, me Tom Hanks, i cili është kandidat edhe për aktorin më të mirë, transmeton BË. Shumë aktorë të filmit “American Hustle” morën kandidatura për rolet e tyre, duke përfshirë Christian Bale, Amy Adams dhe Jennifer Lawrence. Sandra Bullock mori kandidaturë për çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Gravity”. f1_12-gold1386880698 Në kategoritë televizive, rrjeti HBO udhëheq me nëntë kandidatura. Shërbimi në internet Netflix, që ka nisur transmetimin e programeve origjinale vetëm në fillim të këtij viti, siguroi gjashtë kandidatura për Çmime Golden Globe, mes të cilave seriali “House of Cards”. /Redjon Shtylla/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar