Në një intervistë të fundit, psikologja Rudina Koromani diskutoi për pasoja të mundshme të mbylljes së aplikacionit TikTok për fëmijët dhe adoleshentët. Duke u fokusuar në sfidat dhe strategjitë për prindërit, si dhe në rëndësinë e trajnimeve në shkolla për sigurinë online, Koromani nxiti ndërgjegjësimin për përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale. Si mendoni se
Në një intervistë të fundit, psikologja Rudina Koromani diskutoi për pasoja të mundshme të mbylljes së aplikacionit TikTok për fëmijët dhe adoleshentët. Duke u fokusuar në sfidat dhe strategjitë për prindërit, si dhe në rëndësinë e trajnimeve në shkolla për sigurinë online, Koromani nxiti ndërgjegjësimin për përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale.
Si mendoni se do të reagojnë fëmijët ndaj mbylljes së TikTok? A mendoni se ata do të gjejnë alternative të tjera për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të lidhur me miqtë e tyre online?
Ka kohë që flitet për mbylljen e këtij aplikacioni por ende ska vendim zyrtar përfundimtar. Aplikacioni Tik Tok, i përhapur kryesisht në gjeneratën Z ( tek të lindurit mes 1997-2012), i cili është bërë shumë i rëndësishëm për argëtimin e kësaj gjenerate e jo vetëm lidhur me tendencat që përcakton por dhe memet humoristike. Megjithatë, mbyllja e një aplikacioni nuk mendoj se mund të shkaktojë probleme psikologjike serioze …mund të shohim përjetime emocionale të ekzagjeruara por mendoj se mund të procesohen dhe nga vetë prindërit. Gjetja e alternativave të tjera zëvëndësuese virtual sociale sot është më e lehtë se kurrë . Në vijim, Koromani diskutoi rreth pasojeve psikologjike të mundshme të mbylljes së TikTok për adoleshentët. Ajo shprehu bindjen se largimi nga një platformë që ofron socializim virtual mund të nxisë afrime më të thella në botën reale, duke sugjeruar se kjo është më e shëndetshme për zhvillimin psikosocial të adoleshentëve.
Çfarë pasoja psikologjike mund të ketë mbyllja e një aplikacioni të njohur si TikTok te adoleshentët? A mund të ndikojë kjo në ndjenjën e tyre të përfshirjes dhe identitetit social?
Ndonëse flasim për aplikacionin më të shkarkuar në dy vite rradhazi ( 2020-2021) që ka përqindjet më të larta të angazhimit për postim, për aplikacionin Tik Tok – që është quajtur kokaina digjitale…… nuk mendoj se mund të ketë pasoja negative psikologjike mbyllja e një aplikacioni e aq më tepër të ndikojë në identitetin e tyre social….përkundrazi largimi nga një platformë që ofron socializim virtual jep më shumë nxitje për afrimet në socializimet reale, që për hir të së vërtetës janë më të shëndetshme për zhvillimin psikosocial të adoleshentëve. Në pjesën tjetër të intervistës, Koromani theksoi sfidat për prindërit në menaxhimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre. Ajo propozoi strategji për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë një raport të shëndetshëm me teknologjinë dhe rrjetet sociale, duke përfshirë edukimin për rreziqet e cyberbullizmit dhe shfrytëzimit online.
Cilat janë sfidat më të mëdha për prindërit në menaxhimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre? Si mund të ndihmojnë ata fëmijët e tyre të zhvillojnë një raport të shëndetshëm me teknologjinë dhe rrjetet sociale?
Tashmë është një proces që nuk mund të ndalet, por ama mund të kontrollohet me shumë zgjuarsi nga prindërit, duke i nxitur fëmijët për socializim të vërtetë, duke i edukuar qëndrim të kufizuar në këto rrjete dhe duke rritur ndërgjegjësimin për dëmet e përdorimit të tepruar të tyre qoftë në shëndetin psikologjik por dhe në atë fizik ( si prishja e higjenës së gjumit apo shëndetit të syve). Gjithashtu, Koromani foli për përfitimet e kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët, duke theksuar rëndësinë e një shfrytëzimi të moderuar të teknologjisë për të promovuar një shëndet mendor dhe fizik më të mirë.
Nëse fëmijët përdorin rrjetet sociale si një mjet për të lidhur me botën, si mund të mbrohen ata nga rreziqet e cyberbullizmit dhe shfrytëzimit online? Cilat janë disa strategji të efektshme për të parandaluar këto situata negative?
Përdorimi i aplikacioneve të sigurta, kujdesi i hedhjes së të dhënave të tyre personale, psikoedukim për rreziqet që mund të ofrojnë këto aplikacione dhe përzgjedhja e kujdesi i profileve që zgjedhim për të komunikuar : janë disa nga strategjitë që mbajnë larg fenomenet e cyberbullizmit por krimeve kibernetike që përdorin mashtrimet dhe kërcënimet për qëllime përfitimi, siç është rasti i fenomenit SEXTORTION: prej të cilit deri tani kanë vrarë veten 20 fëmijë e për të cilin bëhen mbi 12 mijë denoncime në vit në SHBA vitet e fundit. Problematika psikologjike e brezit Z është Vulnerabiliteti Emocional: që do të thotë se janë shumë të cënueshëm psikologjikisht, lëndohen lehtë… e ky fakt con në rëndësinë e fuqizimit psikologjik të këtyre fëmijëve: sa më të fortë psikologjikisht aq më të përgatitur do të jenë për tu përballuar me problenatika të tilla që mund të sjelli e ardhmja teknologjike. Në fund, ajo diskutoi hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin prindërit, shoqëria dhe qeveria për të rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë e fëmijëve në përdorimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë përpjekjet për psikoedukim dhe monitorimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët. Ky intervistë ofroi një perspektivë të rëndësishme për komunitetin në një kohë kur përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale është në rritje.
Si mund të përdorin shkollat dhe komunitetet lokale këtë moment për të ofruar trajnime dhe edukim mbi përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale dhe për të nxitur diskutime mbi sigurinë online?
Pikërisht përmes këtyre aktiviteteve që citon në pyetje: Trajnimet dhe edukimi për përdorimin e shëndetshëm të këtyre aplikacioneve si dhe trajnimeve që informojnë e promovojnë sigurinë online që mund të zhvillohen nëpër shkolla – janë disa nga aktivitetet që ndihmojnë në terma afatgjatë evitimin e problemeve serioze që shkatojnë këto aplikacion. Duhet ditur që fëmijët nën 13 vjeç nuk kanë ende maturimin kogniktiv (mendor) për të marrë vendime të zgjuara në internet. Vetëm për shkak se fëmijët duken të aftë në përdorimin e teknologjisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se truri i tyre zhvillohet me të njëjtin ritëm si mprehtësia e tyre dixhitale. Hulumtimet tregojnë se fëmijëve u duhen rreth 12 vjet për të zhvilluar plotësisht strukturat njohëse që u mundësojnë atyre të angazhohen në të menduarit abstrakt, i cili është një parakusht i domosdoshëm për të menduarit etik. Pra, para moshës 12 vjeç, është e vështirë, nëse jo e pamundur, për një fëmijë që të kuptojë plotësisht ndikimin e veprimeve të tij mbi të tjerët, në internet ose ndryshe, ndërkohë që i menduari abstrakt dhe kritik arrihet i plotë në moshën 18 vjeç. Megjithatë, fëmijët e vegjël po i bashkohen gjithnjë e më shumë faqeve të rrjeteve sociale, ndonjëherë duke e vënë veten në rrezik duke u angazhuar ose duke u shënjestruar nga ngacmimet kibernetike, “sfidat” e rrezikshme, ngacmimet në internet, dezinformatat dhe më shumë përpara se të kuptojnë rreziqet dhe/ose të dinë të përgjigjen siç duhet.
Cilat janë hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin prindërit, shoqëria dhe qeveria për të rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë e fëmijëve në përdorimin e rrjeteve sociale?
Për t’i mbajtur fëmijët të sigurt në mediat sociale duhen shtuar përpjeket e prindërve në psikoedukimin e tyre, duke rritur përpjekjet e kontrolleve të vazhdueshme dhe gadishmërinë për ruajtjen e privatësisë së këtyre profileve. Nga ana tjetër, qeveritë duhen të vendosin kufijtë e përdorimit të këtyre platfomave nga fëmijët (të sanksionohen me ligj) në mënyrë që procesi të ketë sa më shumë kontroll, monitorim e rrjedhimisht sa më pak dëme.
Një këshillë për fëmijët që përdorin këto platforma?
Sa më të fortë psikologjikisht aq më të përgatitur do të jenë për tu përballuar me problematika të tilla që mund të sjelli e ardhmja teknologjike.
Klajdi Metko
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *