PSG kampione e Francës

PSG kampione e Francës

Paris Saint-Germaini është  matematikisht kampioni i Francës për sezonin 2012-2013. Klubi kryeqytetas arriti të merrte një fitore mjaft të vështirë 1-0 në fushën e Olimpkut të Lionit, “Stade Gerland”. Me këtë fitore PSG shkëputet me shtatë pikë nga Marseja e vendit të dytë, ku mbeten edhe 2 javë për të përfunduar ky sezon. Heroi i

Paris Saint-Germaini është  matematikisht kampioni i Francës për sezonin 2012-2013.

Klubi kryeqytetas arriti të merrte një fitore mjaft të vështirë 1-0 në fushën e Olimpkut të Lionit, “Stade Gerland”. Me këtë fitore PSG shkëputet me shtatë pikë nga Marseja e vendit të dytë, ku mbeten edhe 2 javë për të përfunduar ky sezon.

Heroi i sfidës ishte Zheremi Menez, i cili shënoi golin e vetëm të ndëshjes në minutën e 53-të, gol që ka rëndësinë e një kampionati.

Ky është titulli i tretë në historinë e klubit parizien dhe vjen pas 19 vitesh pritje. Herën e fundit PSG e ka fituar titullin në sezonin 1993-1994.

Lioni ende nuk e ka të sigurtë pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi ka vetëm tri pikë më shumë se Lilë dhe Nicë, të cilat e ndjekin nga pas.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar