Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, ka konfirmuar se Thiago Silva ka pësuar një dëmtim të rënë të cilin do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë javë. Braziliani u dëmtua në ndeshjen kundër Monaco dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 16. Qendërmbrojtësi ka shkruar në profilin e tij zyrtar të Instagram se
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, ka konfirmuar se Thiago Silva ka pësuar një dëmtim të rënë të cilin do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë javë. Braziliani u dëmtua në ndeshjen kundër Monaco dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 16.
Qendërmbrojtësi ka shkruar në profilin e tij zyrtar të Instagram se do të jetë vërdallë për 6 javë, por Blanc ka refuzuar të japë një datë të saktë për rikthimin e mbrojtësit dhe gjithashtu ai e pranoi që mungesa e tij do të ketë një impakt tek PSG.
“Thiago ka bërë testimet dhe është konfirmuar se ai ka një problem me tendosjet e muskujve. Nuk është vetëm muskulare dhe unë mendoj se do të jetë jashtë fushës për një kohë të konsiderueshme. Unë nuk jam doktor, dhe nuk mund të jem më i saktë”, deklaroi trajneri Blanc.
Ish-Milanisti do të humbë disa ndeshje në ligë dhe dy ndeshje të Champions League, përkatësisht kundër Benfica dhe Anderlecht.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *