Bebet fillojnë të qajnë që me lindjen e tyre. E qara për bebet konsiderohet një urë komunikimi. Bebet qajnë më shumë gjatë 2 muajve të parë, më pas e qara e tyre zvogëlohet. Eshtë e vështirë të kuptoni pse qajnë bebet, për të kuptuar arsyen e të qarit duhet të jesh i kujdesëshëm dhe të
Bebet fillojnë të qajnë që me lindjen e tyre. E qara për bebet konsiderohet një urë komunikimi. Bebet qajnë më shumë gjatë 2 muajve të parë, më pas e qara e tyre zvogëlohet.
Eshtë e vështirë të kuptoni pse qajnë bebet, për të kuptuar arsyen e të qarit duhet të jesh i kujdesëshëm dhe të mësohesh me faktin se kjo do të zgjasë për disa kohë.
- Asnjëherë nuk duhet t’i lini bebet tuaja të qajnë. Kjo është një mënyrë e mirë për të fituar besimin e tyre.
- Nëse bebi juaj qan do të thotë se diçka nuk shkon, ose kërkon thjesht një përqafim nga ju .
- Kontrolloni çdo nevojë të fëmijës suaj. Nëse keni punë mund ta vendosni bebin në një vend që mund t’ju shohë.
Arsyet pse bebet qajnë:
Uria: Në muajt e parë, uria mund të jetë shkaktar i të qarës. Përpiquni ta ushqeni bebin tuaj në orarin e duhur.
Temperatura: Duhet të keni kujdes për temperaturën , sidomos në ditët e ftohta duhet t’ia kontrolloni vazhdimisht.
Lodhja e tepërt : Lodhja mund të shkaktojë pagjumësi. Në këtë rast pagjumësia bëhet shkak për të qarën. Lodhja mund të kompesohet me një shëtitje.
Gjendja juaj shpirtërore : Bebi juaj preket shpejt nga lodhja, mërzitja. Duhet të jeni vazhdimisht e buzëqeshur dhe e dashur me të.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *