Pse llastohen fëmijët?

0

Antropologia Karolina Izkero nga Universiteti i Kalifornisë ka bërë një studim analitik rreth shkakut të llastimit të fëmijëve. Izkero jetoi disa muaj pranë një fisi në Amazonë. Ajo krahasoi zhvillimin e fëmijëve të ketij fisi me fëmijët e rritur në qytet.

Nuk mund të lidhin lidhëset e këpucëve

Fëmijët e fisit i ndihmonin prindërit që në moshën 3-vjeçare. Në moshën 6-vjeçare ata bëheshin të aftë për peshkim, pastrim apo gatim. Ndërkohë që fëmijët e së njëjtës moshë dhe të rritur në qytet nuk mund të lidhin vetë as lidhëset e këpucëve.

Mos u bëni shumë dhurata

Marrja e shumë veshjeve apo dhuratave është parë si shkak i llastimit. Në të kaluarën fëmijët me vështirësi arrinin të merrnin leje për blerjen e një lodre. Sot, të frikësuar se mos femijët mërziten, prindërit u blejnë atyre gjithçka.

Mësojini të thonë “jo”

Specialistët na sugjerojnë t’i mësojmë fëmijët të thonë “jo” e të kenë besim në vetvete. Prindërit modernë gabojnë duke i nënvlerësuar aftësitë e fëmijëve të tyre për të bërë punë të ndryshme. Ata mendojnë se është më mirë t’i bëjnë vetë punët sepse ato mund të jenë tëe lodhshme për fëmijët e tyre. Kjo sjell llastimin e fëmijëve.

Si konkluzion i studimit të publikuar nga revista javore “New Yorker” del se plotësimi i të gjitha dëshirave, jeta luksoze dhe e rehatshme e ditëve të sotme dhe mospërfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë janë shkaqet kryesore që fëmijët e sotëm llastohen më shumë.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here