Pse femrat jetojnë më shumë se meshkujt?

Pse femrat jetojnë më shumë se meshkujt?

Në boten e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri ne 10 vite me shume sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 për qind janë femra, sipas Tom Perls, themeluesit te faqes së internetit “livingto100.com”. Një ndër arsyet se pse femrat jetojnë më shumë se meshkujt është se sistemi imunitar i meshkujve punon

Në boten e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri ne 10 vite me shume sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 për qind janë femra, sipas Tom Perls, themeluesit te faqes së internetit “livingto100.com”.

Një ndër arsyet se pse femrat jetojnë më shumë se meshkujt është se sistemi imunitar i meshkujve punon më ngadalë. Sipas BBC, shkencëtarët japonezë shprehen se sistemi mbrojtës i meshkujve dobësohet më shumë nga sëmundjet, e kjo çon në plakje më të shpejtë. Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe pijeve të tjera mundëson dobësim më të shpejtë të sistemit imunitar.

Por faktor shqetësues është edhe stresi i shkaktuar nga përgjegjësitë e shumta që meshkujt kanë. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj depresionit, sidomos meshkujt e vjetër. Por një pjesë e kujdesit është në dorën tonë, pasi 70 për qind e faktorëve që përcaktojnë jetëgjatësinë janë faktorë mjedisore që varen nga sjellja dhe mënyra e jetesës.

/Rabihana Halili/

livingto100.com

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar