Pse duhet të konsumoni kos çdo ditë

Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet të mungojë as një mëngjes dhe vakt darke, kështu shprehen dietologët për këto ditë të nxehta vere. Kosi ka shumë vlera si dhe elementë të lartë .Kosi është një “ilaç”për gripin, por edhe nje vakt i nevojshëm për të reduktuar kile. Ja disa nga cilësitë e kosit -I

Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet të mungojë as një mëngjes dhe vakt darke, kështu shprehen dietologët për këto ditë të nxehta vere.

Kosi ka shumë vlera si dhe elementë të lartë .Kosi është një “ilaç”për gripin, por edhe nje vakt i nevojshëm për të reduktuar kile.

Ja disa nga cilësitë e kosit

-I nevojshëm për organizmin

Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit njëkohësisht i nevojshëm për organizmin tonë. Eshtë i lehtë,i tretshëm dhe një rregullues i stomakut.Nëse ndiheni me stomak të fryrë konsumoni pak kos të shoqëruar me bukë, pasiredukton fryerjet e tepërta.

-Lufton Gripin

Specialistët kanë zbuluar se kosi është është një ndihmues mjaft i mirë në luftën kundër gripit,ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit.Kur jeni me grip kosin  shoqëronjeni me limon dhe kjo gjë do t ju ndihmoj në luftën kundër  viruseve.

-Ndihmon në dobësim

Kosi përmban fruta, proteina dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje.Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.

Të ngrënit kos për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmit nuk i shkaktohen probleme. Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjerë. Kosi është zëvendësues i mirë dhe mëse i shëndetshëm.

/Ariana Saraci/


 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar