PS: Zgjedhjet në Lezhë, të pavlefshme

PS: Zgjedhjet në Lezhë, të pavlefshme

Si socialistët dhe demokratët pretendojnë parregullsi në procesin zgjedhor. Javën e shkuar, KQZ  i hoqi një mandat së majtës duke ja kaluar koalicionit të djathtë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi dje  pas kërkesës së partisë socialiste dhe asaj demokratike të hapë kutitë e disa qendrave të votimit të qarkut të Lezhës. Socialistët, duke u ankimuar

Si socialistët dhe demokratët pretendojnë parregullsi në procesin zgjedhor. Javën e shkuar, KQZ  i hoqi një mandat së majtës duke ja kaluar koalicionit të djathtë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi dje  pas kërkesës së partisë socialiste dhe asaj demokratike të hapë kutitë e disa qendrave të votimit të qarkut të Lezhës.

Socialistët, duke u ankimuar ndaj vendimit të javës së shkuar të Komisionit Qëndror i cili në një mandat të fituar nga koalicioni i majtë ia kaloi së djathtës, kërkuan që të hapen materialet zgjedhore të 6 qendrave të votimit ku sipas tyre fletët e votimit ishin më të mëdha në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces.

Diferenca për mandatin e shtatë është me pak vota. Për këtë arsye edhe demokratët kërkuan që të rinumërohen kutitë e 10 qendrave të votimit pasi tabelat e rezultateve kishin qenë me korrigjime dhe të parregullta. Demokratët pretendojnë se në kuti gjenden me shumë vota për të djathtën se sa ato që janë deklaruar në dokumentacionin zgjedhor.

Procesi i rinumërimit nisi dje pasdite në mjediset e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve. Nga shqyrtimi i materialeve zgjedhore në disa prej kutive u vërejtën parregullsi në dokumentacion. Socialistët deklarojnë se do të kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Lezhë.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar