PS tërheq kërkesën për rivotim në Lezhë

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për rivotim në qarkun e Lezhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, Damian Gjinkuri u shpreh se ky vendim është marrë pët t’i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve. Sipas Gjinkurit shkeljet në qarkun e Lezhës kanë qenë të rënda, por gjithçka do t’i lihet

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për rivotim në qarkun e Lezhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, Damian Gjinkuri u shpreh se ky vendim është marrë pët t’i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.

Sipas Gjinkurit shkeljet në qarkun e Lezhës kanë qenë të rënda, por gjithçka do t’i lihet në dorë prokurorisë.

” Zgjedhjet në qarkun e Lezhës janë të dështuara. Në Laç dhe në Mamurras qeveria dështoi në organizimin e zgjedhjeve të lira. Nga verifikimi i 6 qendrave të votimit rezultojnë se kanë votuar qindra qytetarë të cilët nuk kanë qënë në Shqipëri ditën e votimit dhe kjo është vërtetuar nga sistemi TIMS. Nga inspektimi grafik del qartë se janë mbi 200 mijë nënshkrime të cilat janë hedhur nga e njëjta dorë. Do të mjaftonin vetëm këto dhe zgjedhjet duhet të përsëriten brenda 4 javëve në gjithë qarkun e Lezhës por  të vetëdijshëm për nevojën e vendit për përfundimin e shpejtë të procesit zgjedhor të tërhiqemi nga kjo kërkesë” u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai shtoi se kundështari po kërkon të justifikohet duke akuzuar opozitën për manipulime.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar