PS: Taksimi i ndershëm, shtyllë kryesore e Rilindjes

PS: Taksimi i ndershëm, shtyllë kryesore e Rilindjes

Kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama, në një njoftim për media deklaron se taksimi i ndershëm do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit të “Rilindjes”. Sipas kreut opozitar, taksa e zbatuar nga qeveria aktuale ka bërë që barra fiskale të bjerë tek ata që fitojnë më pak, duke sjellë një polarizim të skajshëm

Kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama, në një njoftim për media deklaron se taksimi i ndershëm do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit të “Rilindjes”.

Sipas kreut opozitar, taksa e zbatuar nga qeveria aktuale ka bërë që barra fiskale të bjerë tek ata që fitojnë më pak, duke sjellë një polarizim të skajshëm në shoqërinë tonë.

“Në vitin 2007 qeveria Berisha filloi të zbatonte Taksën e Sheshtë, një taksë që e zhvendos barrën fiskale nga ata që fitojnë më shumë tek ata që fitojnë më pak. Natyrshëm, kjo ka sjellë një polarizim të skajshëm të shoqërisë sonë, duke e përqendruar pasurinë e shqiptarëve në gjithnjë e më pak duar, deklaron z. Rama.

Gjithashtu, Edi Rama mendon se një rishpërndarje më e drejtë e të ardhurave përmes Taksimit të Ndershëm, do të ulte taksat e 95% të shqiptarëve që fitojnë me pak.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar