PS reagon ndaj situatës kriminale në vend

0

Tahiri: “Policia e shtetit është kthyer në një agjensi mortore që numëron vetëm viktima”

Partia Socialiste reagon ndaj situatës së krijuar në vend përmes deputetit të saj, Sajmir Tahiri. Në një prononcim për mediat, Tahiri tha se numri i krimeve po rritet ndjeshëm.

“Vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave të papara, të padëgjuara më parë. Bëhet fjalë për krime të denoncuara, që Policia e Shtetit duhet t’i kishte ditur dhe t’i kishte parandaluar. Policia e Shtetit është kthyer në agjencinë mortore që numëron vetëm viktimat”,- deklaroi Tahiri.

Tahiri u bëri thirrje forcave blu që të tregojnë se shteti është në këmbë pavarësisht se qeveritë bien.

“U drejtohemi oficerëve dhe punonjësve të ndershëm të policisë, keni mbështetjen tonë për të garantuar misionin tuaj. Pas shtatorit do fillojë një kapitull i ri edhe për Policinë e Shtetit, por deri atëherë mos braktisni detyrën”,- u shpreh Tahiri.

/Rovena Dupi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here