Në pritje të seancës së parë të Kuvendit, ditën e hënë, partia Socialiste mbledh sot kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Burimet zyrtare nga kjo parti bënë të ditur se sot, në orën 09:00 të mëngjesit, do të mblidhet kryesia. Në këtë mbledhje do të diskutohet për emrat e kryetarit të grupit parlamentar, si dhe
Në pritje të seancës së parë të Kuvendit, ditën e hënë, partia Socialiste mbledh sot kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Burimet zyrtare nga kjo parti bënë të ditur se sot, në orën 09:00 të mëngjesit, do të mblidhet kryesia.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për emrat e kryetarit të grupit parlamentar, si dhe të nënkryetarëve e sekretarit. Gjithashtu , mundet që sot, deputetët të zgjedhin edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga PS-ja. Burimet zyrtare të kësaj partie flasin se drejtimin e grupit parlamentar mund ta marrë sërish Gramoz Ruçi, pasi ai vazhdon të jetë një nga kryetarët më të suksesshëm të tij deri më sot.
Mësohet se në postet e nënkryetarëve do të qëndrojnë pothuaj të njëjtët, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Vasilika Hysi, ndërsa në vend të Saimir Tahirit mund të jetë Taulant Balla.
Ndërkaq mendohet se një grua do të propozohet nga PS-ja për postin e nënkryetares së Kuvendit dhe më të lakuarat janë emrat e dy deputeteve Valentina Leskaj e Arta Dade. Gjithsesi mbetet për t’u verifikuar.
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar do të diskutojë edhe për nisjen e seancës së parë të Kuvendit, ku tashmë PS-ja është mazhorancë së bashku me aleaten e saj, LSI-në. Po ashtu do të diskutohen edhe çështje teknike, që kanë të bëjnë edhe me dorëheqjen e deputetëve-ministra, të cilët duhet të lënë shpejt mandatin e deputetit, menjëherë sapo të marrin votëbesimin e Kuvendit.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *